75 Mall Live Search
18:25 / E Hënë, 25 Janar 2021 / Blerim

Itali: 420 viktima nga COVID-19, ulen numri i të infektuarve

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 8561 raste të reja me koronavirus nga 143116 testime që janë kryer. Krahasuar me të dielën, sot kemi një ulje të rasteve me COVID19.

Numri i viktimave sot është 420. Nga ana tjetër, 15787 persona sot u raportuan të shëruar nga COVID-19. Por shqetësim janë shtrimet e reja.

Shtrimet në spitale po rriten, si në kujdesin intensiv ashtu edhe në departamentet e tjera Covid. Rastet urgjente sot kanë qenë 21 më shumë se në 24 orët e kaluar.