75 Mall Live Search
18:53 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Itali: 484 të vdekur dhe rreth 18 mijë të infektuar

Në 24 orët e fundit, në Itali janë konfirmuar 17,938 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se brenda ditës humbën jetën si pasojë e koronavirusit 484 persona. Në total, numri i të infektuarve në vendin fqinj shkon në 1.8 milionë ndërsa numri i rasteve fatale është 64,520.

Sa i përket situatës në spitale, 3,158 pacientë raportohet të jenë të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv. Brenda ditës, në këto njësi u shtruan 152 pacientë të tjerë.

Vriten tre persona nga sulmet me bomba në Afganistan

Tri  viktima janë shënuar nga sulmi që është regjistruar ditën e sotme në Afganistan. Mediat e huaja, bëjnë me dije se sulmi me bomba dhe armë ndodhi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Bëhet e ditur, se dhuna ndodhi një ditë pasi një seri sulmesh me predha goditën qytetin dhe aeroportin e tij, duke vrarë të paktën një person.