18:45 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Itali: 8 mijë raste në Itali për 24 orët e fundit, 377 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 8,824 raste të reja me koronavirus, nga 158,674 teste të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë vendase, shkalla e pozitivitetin në Itali është 5.6%.

Për shkak të Covid, në harkun kohor të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 377 persona, ndërsa 14,763 të tjerë e fituan betejën me sëmundjen.

41 pacientë më shumë u shtruan sot në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa 127 të tjerë u shtruan në pavijonet e tjera. Që prej fillimit të pandemisë,  Italia numëron rreth 2.4 milionë të infektuar dhe 82,554 viktima.