Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë
50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë sot nga autoritetet italiane.
Burri me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, dyshohet se ka vrarë gruan e tij ditën e djeshme në Ancona të Italisë.
Sipas mediave italiane, ai kishte tentuar të vetëvritej dhe u gjet sot nga një gjuetar i cili i dha atij ndihmën e parë dhe njoftoi policinë dhe institucionet tjera përkatëse, transmeton Klankosova.tv.
Zyra e Prokurorit kishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar e po ashtu do të bëjë edhe autopsinë e viktimës.
Një ditë para ngjarjes makabre, karabinierët e Seksionit të Hetimeve Mjekësore u kthyen në shtëpinë ku gruaja u gjet e vrarë me goditje të forta në kokë dhe gjoks për të kërkuar gjurmë dhe objektin që dyshohet se u përdor në vrasje, transmeton Klankosova.tv.
Nazif Muslija, i cili më parë ishte raportuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas së tij me një sëpatë, thuhet se është larguar me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk ka qenë i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm./Indeksonline/

