14:35 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Itali: Furgoni përplas një të ri shqiptar, pas 2 ditësh kishte ditëlindjen

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur me një djalë të ri me origjinë shqiptare, sot në kryqëzimin e Via Raffaello dhe Via Bramante në Valverde di Cesenatico, shkruajnë mediat italiane.

Këtë mëngjes (e hënë 19 gusht) në orën 9.40 një djalë shqiptar, i cili jetonte në Cesenatico, vetëm 19 vjeç, u godit nga një furgon, ndërsa ishte duke hipur në motorin e tij e po shkonte per ne pune.

Djali, i cili jetonte në Via Leon Battista Alberti disa metra larg vendit të aksidentit, sipas mediave italiane, do të mbushte 20 vjeç brenda dy ditësh. Dinamika e aksidentit është duke u hetuar nga agjentët, por duket se të dy automjetet ishin në drejtim të kundërt.

Pas perplasjes, 19-vjeçari u shemb ne xhamin e furgonit te cilin e theu dhe me pas trupi i tij u gjet disa metra larg. Shoferi i furgonit iu nënshtrua testeve te alkoolit, por rezlutoi krejtësisht “i pastër”. Emri i shqiptarit nuk bëhet me dije.