75 Mall Live Search
18:18 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Itali: Për 24 orë 360 persona kanë humbur jetën nga COVID 19

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë zhvilluar 364 804 teste mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid 16 232 raste të reja.

Sipas raportit të autoriteteve shëndetësore kanë humbur jetën edhe 360 persona.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit betejën me Covid në Itali e kanë fituar 19 125 qytetarë duke e çuar në 3,330,392 numrin e qytetarëve që janë shëruar në Itali.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 3,920,945 mes të cilëve 118,357 kanë humbur jetën