75 Mall Live Search
10:04 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Itali: Policia ROS prangos 334 persona, midis tyre zyrtarë shtetërorë!

Gjatë një operacioni të madh të zhvilluar sot në Italia, policia e ROS-së ka vënë në pranga 334 persona, midis të cilëve, politikanë, avokatë, financierë, zyrtarë të shtetit dhe biznesmenë si edhe u sekuestruan pasuri me vlerë 15 milionë euro.

Midis të të arrestuarve është edhe ish- deputeti i “Forza Italia”, Giancarlo Pittelli.

Mega operacioni është në vazhdën e një hetimi që zgjati disa vite dhe që u zhvillua në disa rajone të Italisë si në Kalabri, Campagna, Emilia Romagna, Toscana, Lombardi, Veneto, Piemonte etj, ku ‘Ndragheta’ ka zonat e saj të influencës.

Në kuadër të operacionit, disa prej të të arrestuarve u vunë në pranga në Gjermani dhe Zvicër.

Në operacion morën pjesë më shumë se 2.500 forca të karabinierisë.

Policia italiane ka deklaruar se operacioni është ndër më të mëdhenjtë ë zhvilluar në territorin Italian por ndërkohë nuk ka dhënë detaje më të hollësishme veç faktit se operacioni kishte si qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të klanit mafioz “Ndragheta”.