18:51 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Itali/ Rritet numri i të prekurve dhe pacientëve në spitale me COVID

Pas një periudhe qetësie, numri i rasteve me koronavirus janë rritur ndjeshëm në Itali.

Ditën e sotme janë regjistruar 1640 raste të reja, ndërsa rajoni me më shuam infeksione është Campania.

Në 24 orët e fundit, 20 persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin total të viktimave në 35.758. Po ashtu u rrit edhe numri i pacientëve të shtruar në kujdes intensiv.

Numri i personave të shtruar në spital ka shkuar në 2658, nga 2604 që ishte dje.