Itali: Shpërthim në një fabrikë të fishekzjarreve, tre të vdekur

Mediat italiane kanë raportuar për shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh.
Si pasojë e këtij shpërthimi janë raportuar tre viktima.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Casalbordino, në provincën Chieti.
Ndërkohë zjarrfikësit të cilët kanë ndërhyrë për të vënë në kontroll flakët shprehen se 3 persona kanë humbur jetën dhe po ashtu është bllokuar trafiku për ata që udhëtojnë në jug.