14:06 / E Diele, 21 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Itali: Shqiptari e godet disa herë me thikë gruan e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Sipas mediave italiane, një burrë e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij.

Raportohet se bëhet fjalë për një 54-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili është arrestuar nga policia.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e çiftit bashkëshortor në provincën e Barit, përcjell Klankosova.tv

Gruaja e cila u dërgua në spital, iu nënshtrua një operimi.

Ende nuk dihet bë gjendjen shëndetësore të 43-vjeçares po ashtu me origjinë shqiptare.

Karabinierët në vendin e ngjarjes gjetën edhe thikën që dyshohet se u përdor në rast.

Nuk dihet motivet e rastit, por dyshohet se kjo ndodhi për shkaqe banale