Itali, vetura me 5 shqiptarë aksidentohet, 3 në gjendje të rëndë
Vetura përfundoi jashtë rrugës dhe u përmbys Gjatë natës, pesë shqiptarë janë përfshirë në një aksident të rëndë Carditello, Itali.
Makina përfundoi jashtë rrugës dhe u përmbys. Askidenti ndodhi në afërsi të San In Tammaro Drive, në kufirin me Casaluce. Ambulanca dhe zjarrëfikëset arritën menjëherë në vendngjarje për ti dhënë ndihmën e shpejtë. Sipas mediave italiane, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit, por dyshohet të ketë qenë një shpërqendrim i thjeshtë./Oranews