75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 05 Prill 2021 / OSH

Italia arreston një nga bosët e mafias më të kërkuar në vend

Policia italiane ka arrestuar një nga mafiozët më të kërkuar në vend, Giuseppe Calvaruson. Udhëheqësi i një familje mafioze kishte kohë që po jetonte në Brazil.

Ai kishte ardhur në Italit për të kaluar Pashkët me familje. Prokurorët e Palermos kishin informacion për ardhjen e tij në Itali dhe kishin lëshuar urdhërin për kapjen e tij.

Përveç shefit, u arrestuan edhe pesë bashkëpunëtorë të tij të ngushtë.

Bosi i mafias dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan me akuzat e zhvatjes, shkaktimit të lëndimeve, rrëmbimit, falsifikimit të të dhënave dhe tregistë me drogë.

Calvaruso mbante nën kontroll disa provinca në Itali, si Porta Nuova, Noce, Villabate e Belmonte Mezzagno./Indeksonline/