08:52 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / AR

Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme

Italia po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme në 5 Rajone, mes stuhisë që goditi Lombardinë dhe zjarreve që po përpijnë Siçilinë e Palermon në Katania, deri në Taormina.

Ka shkuar ne pesë numri i jetëve të humbura vetëm gjatë 48 orëve të fundit. Në zonën e San Martino delle Scale, në zonën e Palermos, një grua 88-vjeçare, Rita Gaetana Pillitteri vdiq nga zjarri qe përfshiu banesën e saj. Në Cinisi janë gjetur trupat e djegur të dy të moshuarve të tjerë, ndërsa një ditë më parë ndërruan jetë dy persona nga moti i keq.

Ndërkohë prej më shumë se 24 orësh vijon operacionet për shuarjen e zjarrjeve, teksa mbi 2 mijë turistë janë zhvendosur.

Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme do të merret gjatë mbledhjes së sotme. Alarmi i verdhë për mot të keq në Abruzzo, Emilia Romagna, Lombardi, Marche dhe Molise. Sot qytetet me pika të kuqe për shkak të vapës janë ulur në dy: Bari dhe Catania.