Italia e dëbon, shqiptari e ndërron identitetin
Një shtetas shqiptar 44 vjeç, i cili në vitin 2015 me urdhër të Prefekturës së Milanos është dëbuar nga territori italian ka ndërruar identitet.
Pak ditë më parë ai ka hyrë në Itali me një identitet të ri.
Në Shqipëri ka ndryshuar mbiemrin e tij me një mbiemër italian e pasi është pajisur me një dokument të rregull e të vlefshëm identiteti nga autoritet shqiptare, ai ka hyrë përsëri në Itali duke kaluar të gjitha kontrollet doganore.
Pak ditë më vonë reparti operativ i policisë së Peruxhias ka rënë në gjurmët e tij, duke i bërë një kontroll të fotosenjalistikës ku është zbardhur identiteti i tij i vërtetë si dhe urdhëri i dëmbimit i vitit 2015 nga territori italian.
Ndaj 44 vjeçarit shqiptar është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg për shkelje të rregullave të emigracionit në rast dëbimi, si dhe urdhëri i ri i riatdhesimit drejt Shqipërisë.