75 Mall Live Search
19:12 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Italia e fokusuar në mposhtjen e koronavirusit, Milani në transferimin e futbollistit të Celtic

Përderisa Italia është e fokusuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, klubi i Milanit është e fokusuar në transferimin e futbollistit të Celtic, Kristoffer Ajer.

21 vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe siç duket nuk do të vazhdoj kontratën me klubin aktual.

Sipas raportimeve nga mediume të mëdha klubi i Milan është më favoriti për transferimin e futbollistit të talentuar.

Kurse që futbollisti po e dëshiron largimin nga klubi aktual e ka konfirmuar edhe agjenti i tij Tore Pedersen./IndeksOnline/.