17:02 / E Diele, 18 Qershor 2023 / C E

Italia e fortë për Holandën, fiton medaljen e Bronztë në Ligën e Kombeve

Italia është skuadra e tretë më e mirë në Ligën e Kombeve.

Azurët në ndeshjen për vendin e tretë kanë mposhtur Holandën me rezultat 3-2, shkruan Indeksonline.

Golat për Italinë i shënoi Dimarco (7’), Frattesi (20’) dhe Chiesa (73’).

Ndërsa për “tulipanët” shënuan Bergwijn në minutën e 68-të dhe Wijnaldum në minutën e 90-të.

Nga ora 20:45 luhet finalja e Ligës së Kombeve në mes të Kroacisë dhe Spanjës. /IndeksOnline/