22:40 / E Premte, 23 Shtator 2022 / Gj. Sh

Italia e fundos Anglinë në Ligën B

Kombëtarja e Italisë ka fituar derbin e mbrëmjes në Ligën e Kombeve.

Azurët fituan ndaj Anglisë me rezultatë minimal 1-0, duke e rrëzuar skuadrën e Gereth Sauthgate në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar sulmuesi i Naplolit, Giacomo Raspadori në minutën e 68-të.

Me këtë fitore, Italia ka marrë pozitën e dytë në Grupin 3 të Ligës A, pasi në vendin e parë është vendosur Hungaria, pas fitores së sotme ndaj Gjermanisë.

Kombëtarja angleze ka mbetur e fundit në grup me vetëm 2 pikë nga pesë ndeshje ku në sezonin e ri të Ligës së Kombeve do të luaj në një kategori më poshtë, pasi as fitorja e mundshme ndaj Gjermanisë në ndeshjen e ardshme nuk mund ta shpetojë nga vendi i fundit./IndeksOnline/