23:02 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Italia e Holanda ndahen në barazim [Video]

Italia dhe Holanda janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën miqësore të luajtur në “Allianz Stadium” të Torinos. Për skuadrën e Mancinit ishte Simone Zaza që shënoi në minutën e 67’, ndërsa për holandezët barazoi Ake në minutën e 88’.

Vlen të theksohet se Italia luajti me 10 futbollistë në 20 minutat e fundit, pasi Criscito u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje si lojtar i fundit.

Sfida ishte shumë e luftuar, me Holandën disi më dominuese në kontrollin e topit dhe rastet e krijuara, ndërsa Mancini arriti të marrë një përgjigje të qartë mbi lojtarët ku duhet të bazojë projektin e Italisë së tij.

Dy mungesat e mëdha të këtij Botërori janë në një moment rindërtimi dhe ky ishte testi i fundit për trajnerët respektivë, para se të nisen me pushime, për t’u rikthyer me ndeshjet e Nations League në Shtator. /IndeksOnline/

Temat: