75 Mall Live Search
11:22 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Italia e merr vaksinën anti-Covid në janar, plani i vaksinimit të popullsisë sot në parlament

Italia ka gati planin për vaksinimin e popullsisë kundër infektimit nga Covidi- 19. Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, do të prezantojë sot në dy dhomat e Parlamentit italian planin organizativ të vaksinimit të popullsisë, i cili ka si objektiv kryesor parandalimin e një vale të tretë të infektimit të popullsisë nga koronavirusi.

Vaksina antiCovid, në Itali, do të shpërndahet nga shteti dhe do të jetë falas për të gjithë.

Ministria italiane e Shëndetësisë informon se vaksina e parë që do të përdoret në Itali është “Pfizer- BioNtench”, e cila do të mbërrijë në periudhën kohore 23-26 janar 2021.

Do të mbërrijnë 3.4 milionë doza, të cilat do të vihen  në dispozicion për 1.7 milionë persona.

Dozat e para do të shpërndahen në 300 pika të caktuara, kryesisht struktura spitalore të shtrira në të gjithë territorin kombëtar.

Pritshmëritë për këtë vaksinë janë mjaft të larta, e cila më 29 dhjetor 2020 shpreson të marrë autorizimin nga Agjensia Evropiane e Barnave EMA.

Ministri italian i Shëndetësisë, ka informuar se brenda tremujorit të parë të 2021, në Itali, janë parashikuar të mbërrijnë 202 milionë doza vaksina antiCovid. 

Dozat e para të vaksinës do të vihen në dispozicion për personelin mjekësor e shëndetësor si dhe personelin në strukturat e asistencës së personave të moshuar. Ndërsa në ndarjen sipas grupmoshave fillmisht do të vaksionohen persoant mbi 80 vjeç, më pas grupmosha 60-70 vjeç e me radhë, duke i dhënë përparësi personelit arsimor.

Plani italian i vaksinës nuk e bën atë të detyrueshme por të këshillueshme për popullsinë përmes një fushate informative, duke synuar vaksinimin e rreth 40 milionë italianëve nga rreth 60 milionë që është numri i përgjithshëm i popullsisë.

Për vaksinimin në masë të popullsisë do të përdoren më pas të gjitha hapësirat e mëdha publike.