75 Mall Live Search
22:47 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Italia fiton ndaj Maqedonisë, kundër Ukrainës luan ndeshjen vendimtare

Italia ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Azurët mposhtën sonte Maqedonin e Veriut në ”Stadio Olimpico”, me rezultat 5-2, shkruan IndeksOnline.

Italia e mbylli pjesën e parë me një epërsi prej tre golave.

Një gol nga Darmian dhe dy të tjerë nga Chiesa i dhanë qëtësi kombëtares Italiane.

Në pjesën e dytë, Maqedonia e Veriut tentoi të rikthehet në lojë, duke shënuar dy gola të Jani Atanasov, në minutat 52 dhe 74.

Raspidori shënoi golin e katërt për Italinë në minutën e 81-të, ndërsa El Shaarawy vulosi fitoren në 90+3.

Me këtë fitore Italia renditet në vendin e dytë në Grupin C, me 13 pikë aq sa ka edhe Ukraina, me të cilën do të luan ndeshjen vendimtare me 20 nëntor, ku do të mësohet cila kombëtare do të marr biletën për Gjermani, pasi Anglia tashmë ka siguruar vendin e parë në grup.

Italia do të siguronte kualifikimin në Kampionatin Evropian edhe me barazim, pasi në ndeshjen e parë mposhti Ukrainën me rezultat 2-1./IndeksOnline/