Italia gati të dërgojë trupa në Gaza

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, është zyrtari i fundit që mirëpret marrëveshjen mbi fazën e parë të planit të Donald Trumpit.
“Paqja është afër”, shkruan Tajani në X.
“Italia, e cila gjithmonë e ka mbështetur planin e SHBA-së, është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të konsoliduar armëpushimin, për të ofruar ndihmë të re humanitare dhe për të marrë pjesë në rindërtimin e Gazës”.
“Ne jemi gjithashtu të gatshëm të dërgojmë trupa nëse krijohet një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare për të ribashkuar Palestinën”, shton ai.