Italia gjen zëvëndësuesin e Spalletit

Federata Italiane e Futbollit (FIGC), duket se ka gjetur zëvëndësuesin e Luciano Spalletit.
Dhe ai është ish-mesfushori legjendar i Milanit dhe ish-kampioni i botës, Gennaro Gattuso.
Siç raporton Fabrizio Romano, bisedimet mes palëve kanë arritur deri në fazën e finalizimit dhe ai pritet të marrë drejtimin e “Azzurëve” së shpejti.
Gattuso, ishte së fundi trajner i gjigantit kroat dhe ballkanik, Hajduk Split, ku nuk arriti të fitonte ndonjë trofe./IndeksOnline/