75 Mall Live Search
18:39 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Italia gjunjëzohet sërish nga Covid-19, shifra të frikshme të vdekjeve për ditë me radhë

Italia i është rikthyer frikës së COVID-19 me shifrat alarmuese që raportohen ditë pas dite.

Italia raportoi 686 të vdekur si pasojë e coronavirusit të shtunën, ndryshe prej një ditë më parë ku regjistroi 827 sosh.

Sipas The Guardian, vendi regjistroi më shumë se 26 mijë të prekur brenda një dite nga virusi vdekjeprurës.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universiteti të John Hopkins, numri i të infektuarve në Itali vlerësohet të jetë rritur në 1.5 milionë.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka deklaruar ditë më parë se vendi dëshiron të fillojë shpërndarjen e vaksinës kundër coronavirusit në fund të muajit janar.