75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 30 Maj 2022 / B O

Italia humbet dy yjet e sulmit për finalen ndaj Argjentinës, largohen nga stërvitjet

Lojtarët e kombëtares italiane Moise Kean dhe Nicolò Zaniolo do të largohen pasdite nga seanca e përfaqësueses italiane në “Coverciano”.

Sulmuesit e Juventusit dhe Romës do të humbasin finalen ndaj Argjentinës dhe katër ndeshjet e planifikuara për Ligën e Kombeve.

Roberto Mancini shpjegoi se Zaniolo po lufton me problemet e muskujve dhe kyçit të këmbës. Nga ana tjetër Kean u dëmtua dje në stërvitje.

Mbetet të shihet se cilët lojtarë nga lista rezervë do të zënë vendin e dy sulmuesve./Indeksonline/