75 Mall Live Search
22:42 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / Gj. Sh

Italia ia sheh sherrin Pellegrinit, barazon me Belgjikën

Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Italisë dhe Belgjikës në Ligën e Kombeve.

Rezultati përfundimtar në ”Stadio Olimpico” në Romë, ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.

”Azurët” shënuan të parët, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë, me golin e Andrea Cambiaso.

Mateo Retegui dyfishoi epërsinë e Italisë, në minutën e 24-të.

Por skuadra e Luciano Spallettit morri një goditje në minutën e 38-të, pasi Lorenzo Pellegrini u ndeshkua direkt me karton të kuq, dhe kjo situat ndkoi në rezultat.

Pas katër minutave, Maxim De Cuyper ngushtoi rezultatin në 1-2.

Golin e Barazimit e shënoi Leandro Trossad, në minutën e 61-të.

Italia pas tre ndeshjeve vazhdon të jetë lidere e Grupit 2 në Ligën A, me 7 pikë, një më shumë se Franca, ndërsa Belgjika është në vendin e tretë me 4 pikë, e fundit ndodhet Israeli me 0 pikë./IndeksOnline/