16:47 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

Italia jep mbështetje të pakusht për Kosovën, për integrimet Euro-Atlantike

Italia vazhdon të tregojë mbështetje të pakusht karshi shtetit të Kosovës.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se shteti Italian edhe njëherë i ka dhënë Kosovës mbështetjen e tyre sa i përket integrimeve Euro- Atlantike.

Së fundi, rëndësi të veçantë i është kushtuar një takimi mes ambasadorit të Italisë në NATO, si dhe ambasadorit të Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj.

No description available.

“Misioni i Përhershëm i Italisë në Nato, Komanda Italiane, Ambasada Italiane në Prishtinë si dhe Ministria e Mbrojtjes së Italisë, duke i dhënë rëndesi të veçantë takimit mes Ambasadorit të Italisë në NATO dhe Ambasadorit të Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj, edhe njëherë i kanë dhënë mbeshtetjen e tyre për integrimet Euro-Atlantike të Republikës së Kosovës”, kanë thënë burime të IndeksOnline brenda ambasadës italiane.

Ndryshe, në postimin e Misionit të Përhershëm të Italisë në NATO perveç tjerash thuhët:Sot Amb. @francescom_talo takoi Amb. @AstritZemaj. # Italia & #Kosova janë partnerë të fortë, historikë dypalësh. Përmes Komandës së @NATO_KFOR dhe më gjerë, Description: mbetet fuqimisht i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Description:, në të tashmen dhe për të ardhmen. /IndeksOnline/