Italia lehtëson masat e COVID19 për kosovarët

Shteti i italisë ka lehtësuar sot masat e COVID19 për kosovarët me leje qëndrimi atje.
Qytetarët e Kosovës me leje qëndrimi në Itali mund të hyjnë duke paraqitur testin e koronës negativ.
Por edhe pas këtij rezultati ata duhet të karantinohen pas mbërritjes, shkruan IndeksOnline.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Italisë në Prishtinë.
“Disa lajme të mira!
Rregulloret e reja #Covid lejojnë që qytetarët e #Kosovës me leje qëndrimi të udhëtojnë në #Itali, duke paraqitur një rezultat të testit negativ të kohëve të fundit dhe duke qëndruar në vetëizolim pas mbërritjes.
Shpresojmë se, me përmirësimin e përgjigjës së Kosovës ndaj virusit, do të pasojnë hapa më pozitivë!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/
