Italia me bilanc më pozitiv në ndeshjet direkte me Anglinë

Sonte zhvillohet finalja e Kampionatit Europian në mes të Anglisë dhe Italisë.
Ndeshja do të zhvillohet në “Wembley”, ku Italianët kërkojnë titullin e dytë europian derisa anglezët të parin në histori.
Kjo do të jetë përballja e 28-të e këtyre dy kombëtareve mes vete. Nga 27-të përballjet paraprake, “Azzurrët” kanë bilanc më të mirë me dhjetë fitore.
“Tre Luanët” kanë triumfuar në tetë ndeshje, kurse nëntë ndeshje kanë përfunduar baras.
Dy ndeshjet e fundit miqësore mes tyre kanë përfunduar në barazim 1-1 në vitin 2018 dhe 2015 derisa në ndeshje zyrtare janë takuar në Kupën e Botës më 2014 ku Italia ka fituar 2-1 në fazën e grupeve. /IndeksOnline/