75 Mall Live Search
22:51 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / Blerim

Italia me lehtësi, siguron raundin tjetër të EURO20

Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitore në xhiron e dytë të Grupit B kundër Kombëtares së Zvicrës.

Ekipi i Mancinit fitoi 3 me 0 kundër ‘Helvetikëve’, shkruan IndeksOnline

Golat për ‘Azzurri’ i shënuan: Locatelli (26’të dhe 52’të) dhe Ciro Immobile (89’të).

Me këtë fitore, Italia siguron raundin tjetër të Kampionatit Europian edhe pse ka mbetur edhe një xhiro deri në fund.

Italia kryeson Grupin A, me 6 pikë, dy më shumë se Uellsi (4) dhe pesë më shumë se Zvicra (1)./IndeksOnline/