Italia me ligj të ri për emigrantët shqiptarë, kush punon merr leje qëndrimi

Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, duke u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve që duan të punojnë atje, duke i lehtësuar marrjen e lejeqëndrimit.
Me këtë ligj të ri, në vendin fqinj do të përfitojnë shumë shqiptarë, të cilët punojnë atje.
Përmes këtij draftligji, të gjithë emigrantëve u lejohet konvertimi i lejes së qëndrimit për motive të tjera, në lejeqëndrimi për motive pune. Këtu përfshihen lejet e qëndrimit të lëshuara për motive fatkeqësie natyrore, për mbrojtje speciale, aktivite sportive, artistike, motive fetare e asistencë për minorenët.
Drafti lejon edhe të drejtën e dhënies së lejes së qëndrimit edhe për motive të mbrojtjes sociale ndaja emigrantëve riatdhesimi i të cilëve do t’u shkaktonte trajtim jo human e degradues të jetës së tyre private e familjare.
Ministrja e bujqësisë në Itali Teresa Bellanova është shprehur e kënaqur për këtë normativë të re ligjore.
“Më në fund i kemi dhënë fund jo qytetarisë së draftligjeve të sigurisë së Salvinit, duke vendosur kushte të civilizimit juridik dhe të drejtësisë sociale. Mbyllëm një faqe të errët të historisë italiane që për një normativë të gabuar kishte hedhur hije ndaj mijëra grave e burrave duke i transformuar në klandestinë”, tha ajo.