17:54 / E Diele, 25 Tetor 2020 / Blerim

Italia me rekord të ri të rasteve, 128 të vdekur dhe rreth 38 mijë të infektuar

Italia raportoi një rekord të ri ditor me 21.273 raste të reja me virusin korona, sipas të dhënave të sotme nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Gadishullin Apenine tani është 525.782. Gjatë 24 orëve të fundit, 128 persona vdiqën nga sëmundja e rrezikshme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 37.338.