75 Mall Live Search
12:51 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / S Z

Italia mirëpret heqjen e barrikadave në veri të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme në Itali e ka mirëpritur heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

Sipas kësaj ministrie, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të punojnë për forcimin e dialogut.

“Heqja e pengesave në veri të Kosovës është një arritje e mëtejshme e punës së kryer në sinergji ndërmjet BE-së, SHBA-së dhe KFOR-it për të ulur tensionet dhe qeveritë duhet të punojnë për forcimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Italia do të vazhdojë të mbështesë procesin”.