22:59 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

ITALIA Në GJYSMËFINALE, Belgjika e yjeve shkon në shtëpi

Kombëtarja e Italisë ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

“Azzurët” mposhtën me rezultat 2:1 Belgjikën, transmeton Indeksonline.

Golat për Italinë i shënuan Barella e Insigne kurse për Belgjikën shënoi Lukaku nga penaltia.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë.

Belgjika u mundua në pjesën e dytë, pati rastet por nuk ia arriti të shënoi golin e barazimit.

Italia në fazën tjetër do të luaj kundër Spanjës./Indeksonline/