18:10 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

Italia nuk po gjen “Paqe” me COVID 19, sot 630 të vdekur dhe rreth 23 mijë të infektuar

Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 630 persona dhe janë infektuar 22,930 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 50,453, ndërsa numërohen në total 1,431,795 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 584,493 persona dhe numri  i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën është 3,810 pacientë.