12:30 / E Diele, 25 Shtator 2022 / Gj. Sh

Italia pa sulmuesin kryesor ndaj Hungarisë

Italia do të luaj ndeshjen më të rëndësishme të hënën kundër Hungarisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Azurët do të synojnë fitoren në këtë takim i cili do të përcaktojë pozitën e parë në Grupin 3 të Ligës A, duke e siguruar edhe fazën e play-offit, shkruan IndeksOnline.

Por trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka marrë një lajm të keq nga stafi mjekësor.

Ai nuk mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Ciro Immobile.

Pak para nisjes drejt Hungarisë, futbollisti i Lazios është kthyer prapa nga aeroporti i Malpensa drejt Romës, pasi stafi i kombëtarës italiane preferuan të mos rrezikojnë përkeqësimin e gjendjes fizike të sulmuesit.

Sulmuesi kishte munguar edhe në ndeshjen kundër Anglisë dhe shpresa ishte që ai të mund të rikuperohet për të qenë në maksimumin e tij kundër Hungarisë.

Pas këtij lajmi Mancini do të duhet të luajë pa Immobilen edhe në ndeshjen ndaj Hungarisë./IndeksOnline/