75 Mall Live Search
20:12 / E Premte, 15 Mars 2024 / Gj. Sh

Italia publikon listën për ndeshjet e muajit mars, tri risi nga Spalletti

Kombëtarja e Italisë do të luajnë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars.

”Azurët” do të udhëtojnë drejt SHBA-ve, ku do të luajnë kundër Venezuelës me 21 mars dhe kundër Ekuadorit me 24 mars, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka publikuar listën prej 28 futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje, ku për herë të parë janë ftuar tre futbollist.

Mbrojtësi i Torinos, Raoul Bellanova, mesfushori i Veronës, Michael Folorunsho, dhe sulmuesi i Udineses, Lorenzo Lucca, do të veshin për herë të parë fanellën e Italisë./IndeksOnline/