17:44 / E Martë, 02 Mars 2021 / B H

Italia regjistron mbi 17 mijë raste të reja me Covid-19

Italia ka regjistruar 17,083 raste të reja me Covid-19, nga 335,983 teste të kryera si dhe 343 humbje jete në 24 orët e fundit. Në total, numri i të infektuarve në vend shkon në 2,9 milionë ndërsa bilanci i viktimave në 98,288.

Shkalla e pozitivitetit ditën e sotme qëndron në 5.1%, me rënie 2.6% nga shifra e së hënës.

Në njësitë e kujdesit intensiv, sipas raportimit ditor të rasteve nga autoritetet e shëndetit në vend, u shtruan 38 pacientë të tjerë dhe numri i shtretërve të zënë është 9,009. Kurse, në pavijonet e tjera Covid u shtruan 458 pacientë dhe totali shkon në 62,634.