75 Mall Live Search
20:33 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / FR

Italia rrezikon eliminimin nga Kampionati Evropian, ky është skenari

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të Grupit B, në Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Spanjën, ndërsa Italia me Kroacinë, shkruan IndeksOnline.

“Azurët” kanë një fitore dhe një humbje, duke u renditur në vendin e dytë me tre pikë, por që sonte mund të eliminohen nga Euro 2024.

Kjo do të ndodhte nëse Shqipëria shënon fitore ndaj Spanjës dhe Kroacia nëse e mposhtë Italinë.

Nese ndodh ky skenar, Spanja do të ishte lidere e grupit me gjashtë pikë, Shqipëria do të kualifikohet si e dytë me katër pikë, aq sa do të kishte edhe Kroacia, ndërsa Italia mbetet e fundit me tre pikë./IndeksOnline/