18:40 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / AR

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, veriu i kthyer tashmë në një vend të thatë dhe të shkretë

Italia është goditur kohët e fundit nga një mot më temperatura të larta dhe thatësirë duke sjellë pasoja negative në shumë pjesë të vendit.

Tashmë shumë degë të lumit Po , më të gjatit në Itali, njëkohësisht edhe shumë rezervuarë të tjerë me ujëra të ëmbël janë prekur nga thatësira më të keqe në 70 vitet e fundit.

Kjo thatësirë ka sjellë pasoja negative edhe në të mbjellat, të cilat janë shkatërruar plotësisht nga mungesa e ujit.

Shumë vende në Europë janë përfshirë nga një mot me temperatura shumë të larta duke sjellë pasoja negative në mjedis.