18:26 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Italia sot shënon 631 viktima e 10149 të infektuar nga koronavirusi

Rëndohet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali.

Ditën e sotme ka shkuar në 631 viktima e 10149 të infektuar.

Ekzistojnë 8,514 pacientë me koronavirus momentalisht në Itali, 529 më shumë se ditën e djeshme.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve – përfshirë viktimat dhe të shëruarit – ka shkuar në 10,149.

Të dhënat u bënë publike  nga Komisari i Urgjencës Angelo Borrelli në një konferencë për shtyp për Mbrojtjen Civile.

“Viktima gjithsej janë 631, krahasuar me dje ka një shtesë prej 168  viktimash të tjera.”