22:58 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Italia stërvitet kundër Liechtensteinit, fiton edhe Spanja

Italia dhe Spanja kanë shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Azurët triumfuan kundër Liechtenstein me rezultat të thellë 6-0, shkruan Indeksonline.

Golat për Italinë i shënuan Sensi (17′), Verrati (32′), dy Quagliarella (35′ dhe 45+3′), Kean (70′) dhe Pavoletti (76′).

Italia është e para në grupin J me gjashtë pikë, e ndjekur nga Greqia dhe Bosnja me nga katër, Finlanda me tre ndërsa Armenia dhe Liechtensteini nuk kanë asnjë pikë.

Në ndeshjen tjetër, Spanja ka mposhtur Maltën me rezultat 0-2.

Të dy golat për spanjollët i shënoi Alvaro Morata (31′ dhe 73′).

Spanja është e para në grupin F me gjashtë pikë, dy më shumë se Suedia derisa Rumania dhe Malta kanë nga tri pikë. Norvegjia ka një pikë dhe Ishujt Faroe asnjë pikë. /IndeksOnline/