75 Mall Live Search
17:33 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / MSH

Italia zotohet se do vazhdojë ta furnizojë me armë Ukrainën

Italia do të vazhdojë t’i sigurojë Ukrainës armë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Kështu u shpreh këtë të shtunë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Pas takimit me Volodymyr Zelensky në Romë, Meloni u shpreh se po pritet fitorja e Ukrainën, shkruan Sky News.

Ajo premtoi mbështetjen e plotë të Italisë për Ukrainën në përpjekjet e saj për të zmbrapsur “agresionin brutal dhe të padrejtë” të Rusisë.

Zelensky është aktualisht në një takim me Papën, pasi takoi Melonin deh presidentin Sergio Mattarella.