“Italianë mjaft”, Ivana Knoll zemëroi tifozët italianë me një lëvizje

Tifozja më e njohur kroate, Ivana Knoll, ka publikuar një video para ndeshjes me Italinë që ka zemëruar tifozët italianë. Knoll postoi një video të saj duke thyer spageti dhe më pas duke i vendosur në një tenxhere me ujë.
“Italianë, basta”, ka shkruar ajo krahas një videoje ku shihet duke gatuar makarona, më pas ka postuar një video të re ku shihet duke ngrënë spageti me salcë, transmeton Indeksonline.

“Sonte po prishet”, ka shkruar ajo krahas videos para ndeshjes me Italinë, e cila ka përfunduar me rezultat 1:1. /Indeksonline/
