75 Mall Live Search
18:13 / E Diele, 09 Tetor 2022 / C E

Italianët e shijojnë akulloren në sheshin e Prishtinës

Federata e Futbollit e Kosovës është organizatore e turneut kualifikues për kombëtaret nën 17-vjeç për Evropianin ‘Hungaria 2023’.

Kosova bën pjesë në Grupin 8 së bashku me Italinë, Greqinë dhe Finlandën.

Azurët po qëndrojnë në Prishtinë ku të martën do të përballen me Greqinë.

Ndërkohë, ata po e shijojnë kryeqytetin e Kosovës.

Kombëtarja e Italisë U17 është shëtitur gjatë ditës në sheshin e Prishtinës ku edhe ka provuar akulloret në lokalet aty. /IndeksOnline/