16:33 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Italianët vazhdimisht në telefon për shkak të karantinës

Italia është goditur veçanërisht nga epidemia e koronavirusit dhe izolimi i detyruar është duke gjetur zbatim në shumë zona.

Drejtori i Përgjithshëm i Telecom Italy, Luigi Gubitosi tha se interneti kabllovik ka shënuar rritje 70 për qind të aktivitetit, falë aplikacioneve të lojërave si Fortnite dhe Cole.

Në Itali, gjithashtu ka një rritje të konsiderueshme të trafikut celular. Aplikacioni mobil WhatsApp njoftoi rritje 20 për qind të mesazheve dhe thirrjeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa Microsoft shënoi rritje 100 për qind të përdorimit të aplikacioneve për përdorim shtëpiak.

Spanja, një tjetër vend evropian i goditur keq nga koronavirusi, ka një nga internetet më të mirë me brez të gjerë në Evropë, por edhe një rrjet i tillë nuk është i garantuar të punojë pa probleme.

Kompanitë kryesore të telekomunikacionit u kanë bërë thirrje përdoruesve të përdorin internetin dhe telefonin celular në mënyrë të arsyeshme.

Sipas raportimeve të mediave, fluksi i të dhënave nëpër rrjetet e kompanive të telekomunikacionit është rritur 40 për qind, numri i thirrjeve mobile 50 për qind, dhe numri i mesazheve përmes aplikacionit celular WhatsApp është pesëfishuar.

Operatorët kërkojnë nga përdoruesit të shkarkojnë vetëm dokumentet e nevojshme, të mos dërgojnë dokumente në shkallë të gjerë si bashkëngjitje me email, të përdorin linjat fikse dhe internetin në vend të atyre celularë, dhe aplikacionet për argëtim, filma ose lojëra të përdoren jashtë kohës së pikut