75 Mall Live Search
14:34 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Italiani David-Maria Sassoli zgjedhet president i Parlamentit Evropian

Socialisti italian David-Maria Sassoli është zgjedhur President i Parlamentit Evropian.

Në raundin e dytë të votimit në legjislaturën e Strasburgut, Sassoli mori 345 vota, dhe mbi shumicën absolute të kërkuar nga 667 në dispozicion.

Konservatori Jan Zahradil nga Republika Çeke mori 160 vota, ndërsa udhëheqësja e të gjelbërve gjermanë Ska Keller mori 119 dhe kandidatja e majtë spanjolle, Sira Rego siguroi 43.

Të martën, krerët e BE-së gjithashtu emëruan kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel për të udhëhequr Këshillin Evropian, francezja Christine Lagarde u caktua të jetë presidente e Bankës Qendrore Evropiane si dhe Josep Borrell i Spanjës, u nominua në postin e shefit të politikës së jashtme të bllokut.