75 Mall Live Search
09:54 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Italiani po ikte nga Shqipëria me drogë me vete, kapet në portin e Durrësit

Policia Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ka arrestuar një shtetas italian i cili po largohej nga Shqipëria me 2 kg marijuanë.

Gjatë kontrollit, brenda mjetit tip “Citroen”, shtetasit italian G. A. brenda gomës rezervë i janë gjetuur 2 paketime, brenda të cilave ndodheshin 2 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit italian G. A., 50 vjeç, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.