Iu apostrofua emri nga mediat serbe për drogë e kontrabandë, reagon Valon Arifaj

Mediat serbe raportuan dje se policia e tyre ka arrestuar një kosovar nën dyshimin se i njëjti merrej me kontrabandën e armëve dhe drogës. Behët fjalë për Hetaj Dine, i lindur në vitin 1986.
Përpos tij, në shkrim përmendet edhe një anëtar i një grupi ndërkombëtar, që, sipas mediave të Beogradit, merrej me kontrabandën e armëve dhe narkotikëve, Valon Arifaj.
Ky i fundit, përmes një reagimi të dërguar në “Indeksonline”, thotë se nuk ka të bëjë asgjë me këtë rast.
“Une Valon Arifaj nga Prizreni personalisht e ndjej veten të pastër 100% për këtë gjë që është hapur në media. Jam shumë i bindur për këtë punë se absolutisht as nuk e njof atë person edhe as nuk më njeh mu ai”, u shpreh ai. /Indeksonline/