75 Mall Live Search
11:13 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / L A

Iu bashkua Aston Villës, mirëpo Rashfordi mund të humbasë marrëveshjen e tij me Nike-n

Marcus Rashford u largua nga Manchester Unitedi në këtë afat kalimtar.

Ai iu bashkua Aston Villës në formë huazimi, pasi që ka humbur pozitën e titullarit te “Djajtë e kuq”.

Mirëpo tashmë lëvizja e tij në Villa Park mund të jetë gjithashtu e kushtueshme në aspektin e sponsorizimit.

Pasi ka parë tashmë të ardhurat e tij të ndikuara nga mungesa e paraqitjeve dhe golave, kontrata e Rashfordit me Niken mund të shohë paketën e tij të pagave të shkurtuara pas lëvizjes së tij në Villa Park.

Arsyje kjo pasi që Nike, e cilëson Manchester Unitedin në kategorinë A të skuadrave, ndërsa Aston Villën në një kategori më të ulët./IndeksOnline/