75 Mall Live Search
20:21 / E Premte, 21 Qershor 2024 / FR

Iu dha lamtumira e fundit 47 vjeçarit, Mujë Morina nga Zajmi i Klinës

I është dhënë lamtumira e fundit 47 vjeçarit, Mujë Morina nga fshati Zajm i Klinës.

Mediet kanë raportuar se ai ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës.

Familjarë, miq e dashamirë të të ndjerit e kanë përcjellur me lot në sy 47-vjeçarin për në banesën e fundit.

Ai u varros në varrezat e fshatit Zajm të Klinës.